Shkup, 23 shkurt – Koalicioni VLEN ka reaguar sot me komunikatë pas zhvillimeve të fundit lidhur me ish-zëvendëskryeministrin e parë Artan Grubi, i cili sot iu dorëzua autoriteteve në vend. VLEN e cilëson Grubin si “kutinë e zezë të qeverisjes së BDI-së”.
“Kutia e zezë e qeverisjes së BDI-së më në fund është dorëzuar. Artan Grubi është pjesëmarrës dhe ekzekutor i të gjitha marrëveshjeve të errëta të BDI-së. Prandaj, BDI po dridhet nga frika se nuk e dinë se për çfarë është gati të flasë Artan Grubi.
Pasi BDI humbi në mënyrë katastrofale në zgjedhjet lokale dhe të gjitha premtimet e rreme të Ahmetit për zgjedhje të parakohshme dhe hyrje të supozuar në qeveri dështuan, Artani nuk ka zgjidhje tjetër veçse të përballet me mëkatet e veta. Por cilin do ta ngreh me vehte, mbetet për t’u parë.”
