Afrim Gashi pas takimit me Marta Kos: E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në familjen evropiane

Nga Xh M
1,632 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 8 korrik Zhurnal.mk – Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me Komisioneren për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Marta Kos, ku në fokus ishin procesi i integrimit evropian, reformat dhe sundimi i ligjit.

“Takim shumë konstruktiv me Komisioneren për Zgjerim të Bashkimit Europian, znj. Marta Kos. Rikonfirmova përkushtimin tonë të palëkundur për rrugën tonë europiane, agjendën reformuese dhe forcimin e sundimit të ligjit.

Mesazhi i kësaj vizite dhe mbështetja e qartë e Bashkimit Europian janë një inkurajim i fuqishëm për të vazhduar me vendosmëri rrugën e reformave dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit europian.

E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në familjen europiane”, ka shkruar Gashi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër