Agron Shehaj mesazh Kanye West: Refuzoji paratë e Ramës, i përkasin popullit më të varfër në Europë

Nga Xh M
980 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 9 korrik Zhurnal.mk – Kryetari i Partisë MUNDËSIA, Agron Shehaj, i është drejtuar me një video-mesazh publik këngëtarit Kanye West, duke i kërkuar të heqë dorë nga koncerti në Shqipëri dhe të refuzojë paratë e dhëna nga kryeministri Edi Rama.

Shehaj i thotë Kanye West se 4 milionë eurot që po i jep Rama janë të shqiptarëve, popullit më të varfër në Europë.

Shehaj i bëri thirrje artistit të mos bëhet palë me kryeministrin Rama, të cilin e cilësoi autokrat dhe i tha se nëse do të refuzojë koncertin, do të mbahet mend.

Thirrja:

“Kanye West, kam një kërkesë për ty! Unë jam lideri i një partie opozitare në Shqipëri.

Refuzo paratë që kryeministri Edi Rama po të jep! Hiq dorë nga koncerti në Shqipëri! Edi Rama të ka dhënë 4 milionë euro.

Janë para që u përkasin popullit më të varfër në Europë. Ti nuk ke nevojë për ato para.

Ti je miliarder. Ti e ndërtove suksesin tënd përmes punës tënde. Mos u bëj palë me Edi Ramën. Refuzo paratë e këtij autokrati.

Do të mbahesh mend! Do të bësh histori!” – deklaroi Agron Shehaj në video-mesazhin e tij në rrjetet sociale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër