Aksident i rëndë në Shkup, motoçiklisti përfundon me lëndime të rënda

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 01 tetor, Zhurnal.mk – Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në Shkup, ku një motoçiklist ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas policisë, në kryqëzimin e bulevardit “Shën Klimenti i Ohrit”, rrugës “Shën Kirili dhe Metodi” dhe bulevardit “Vodnjanska”, janë përplasur një automjet “Toyota Corolla” dhe një motoçikletë.

Drejtuesi i motoçikletës është dërguar për trajtim në spitalin “Shën Naum Ohridski”, ndërsa policia ka kryer ekspertizën në vendin e ngjarjes.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër