Aksident i rëndë në Tropojë, vdes një person

Nga Xh M
468 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tropojë. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30 në aksin rrugor “Bajram Curri-Qafë Morinë”, në vendin e quajtur Kasaj, në zonën e Tropojë.

Sipas të dhënave paraprake, automjeti që drejtohej nga shtetasi I. K., 34 vjeç, banues në Tropojë, i cili udhëtonte së bashku me shtetasin R. D., 38 vjeç, ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa pasagjeri është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër