Durrës, 3 qershor Zhurnal.mk – Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës.
Përplasja ka qenë e fortë dhe dy automjetet kanë dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal. Ngjarja në afërsi të Durrësit.
Siç raporton korrespondentja e Top Channel Vali Qyrfyçi, si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital.
Fatmirësisht mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar përgjatë segmentit ku ndodhi aksidenti. Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë që po kryejnë veprimet proceduriale dhe kthejnë në normalitet lëvizjen.
