Aktori Ylber Murtezi i reagon “Satirave të Portokallisë” që ofenduan shqiptarët e Maqedonisë: Arti ka kufijtë e tij!

Nga B.M
1,636 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 12 maj, Zhurnal.mk – Aktori dhe ish-drejtori i Teatrit Kombëtar, Ylber Murtezi, ka reaguar publikisht përmes një statusi, duke kritikuar përmbajtjet humoristike që transmetohen nga Shqipëria, konkretisht emisionin “Portokalli”.

Në reagimin e tij, Murtezi thekson se në mungesë të një opozite të mirëfilltë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, hapësira publike po mbushet nga emisione që ai i cilëson si “limunadë” apo “turlitava”.

“Sa i përket artit të mirëfilltë, i ftoj të vijnë këndej kufirit dhe ta shijojnë. Shkupi ka udhëhequr me timonin e artit mbarëkombëtar”, është shprehur ai.

Murtezi shton se, ndonëse nuk kishte në plan të reagonte si aktor, e pa të nevojshme të flasë, duke theksuar se arti ka kufijtë e tij.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër