Dollnen, 28 qershor Zhurnal.mk – Aleanca për Shqiptarët ka vazhduar procesin e ristrukturimit të degëve të saj, duke zhvilluar të dielën mbrëma kuvendin zgjedhor në Dollnen.
Në këtë kuvend, me votë unanime të delegatëve, kryetar i degës u zgjodh Eroll Abdiu, ndërsa u zgjodh edhe kryesia e re e degës.
Në fjalën e tij, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, theksoi se në rrethanat aktuale mobilizimi, uniteti dhe angazhimi i çdo anëtari të partisë janë më të domosdoshme se kurrë.
Sipas tij, vetëm përmes veprimit të përbashkët, përgjegjësisë dhe përkushtimit mund të mbrohen dhe avancohen të drejtat dhe interesat e shqiptarëve.
Nga Aleanca për Shqiptarët u vlerësua se edhe ky kuvend zgjedhor, njësoj si kuvendet e mëparshme, u zhvillua në një atmosferë bashkëpunimi dhe uniteti, me pjesëmarrje të gjerë të anëtarësisë.
Partia ritheksoi se mbetet e hapur për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të kontribuojnë në mbrojtjen e vlerave kombëtare dhe fuqizimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.
