Ali Ahmeti nderon Tahir dhe Nebih Mehën në 45-vjetorin e rënies heroike

Nga D. V.
979 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 maj Zhurnal.mk – Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nderoi heronjtë e kombit, Tahir dhe Nebih Meha, në 45-vjetorin e rënies së tyre.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmeti dhe se Tahir e Nebih Meha janë dy emra që u shndërruan në kushtrim lirie dhe në themel të qëndresës kombëtare.

“Pas ngjarjeve të mëdha të vitit 1981, kur rinia shqiptare ngriti zërin për liri e barazi, akti titan i Tahir dhe Nebih Mehës ishte mbështetja më e fuqishme e jehonës së demonstratave studentore dhe goditja më e rëndë kundër pushtimit jugosllav e serb. Ata dëshmuan se populli shqiptar nuk përkulet përballë dhunës dhe padrejtësisë”.

“Qëndresa heroike e Tahir dhe Nebih Mehës u bë betim i madh për Komandantin Legjendar Adem Jashari, për Hamez Jasharin, për Lagjen Jashari dhe për mbarë Prekazin heroik, betim që më pas u shndërrua në luftën çlirimtare dhe në rrugën tonë të pakthyeshme drejt lirisë dhe dinjitetit kombëtar. Lavdi e përjetshme Tahir dhe Nebih Mehës! Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe heronjve të kombit shqiptar!”, ka shkruar ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër