Ali Ahmeti ngushëllon familjen nga Tërnava që humbën 3 anëtarë në aksidentin tragjik

Nga R.ZH
1,351 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 korrik, Zhurnal.mk – Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, sot përmes një statusi ka shprehur ngushëllime familjes nga Tërnava të cilët humbën tre anëtarë të familjes si pasojë e askidentit tragjik në afërsi të pikes kufitare mes RMV-së dhe Kosovës.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për tragjedinë e rëndë që goditi familjen Tërnava, e cila humbi më të dashurit e saj në aksidentin tragjik pranë pikëkalimit kufitar Hani i Elezit–Bllacë. Përballë humbjeve të tilla, çdo fjalë është e pamjaftueshme. Jeta na kujton, në mënyrën më të ashpër, se sa e brishtë është, ndërsa dhimbja e një familjeje bëhet dhimbje e mbarë shoqërisë sonë. Familjes Tërnava u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe bashkëndjej me ta në këto çaste të rënda. Lutem që Zoti t’u japë forcë, durim dhe kurajë për ta përballuar këtë sprovë të rëndë”, ka shkruar, Ahmeti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër