Ali Ahmeti: Nuk janë dënuar individët, por historia e Kosovës dhe çlirimtarët (VIDEO)

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 21 shtator, Zhurnal.mk – Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka komentuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë për katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke deklaruar se vendimi nuk përbën, sipas tij, një dënim vetëm për individët, por për historinë e Kosovës dhe luftën çlirimtare.

Në një intervistë për Euronews Albania, Ahmeti tha se me vendimin e Gjykatës së Hagës po dënohet UÇK-ja dhe historia e luftës së Kosovës.

“Absolutisht, kjo nuk është e vërtetë që këtu dënohen individët. Këtu dënohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Këtu dënohet historia e Kosovës. Këtu dënohen të gjitha ato reprezalje gjenocidale që ka ushtruar Serbia ndaj nesh dhe sot po dënohen çlirimtarët”, u shpreh Ahmeti.

artikuj të ndërlidhura