Shkup, 21 shtator, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, realizoi takim me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Ajman al‑Safadi.
“Në takim u nënshkrua Memorandum për mirëkuptim për mbajtjen e konsultimeve politike mes dy ministrive, me ç’rast krijohet kornizë institucionale shtesë për thellimin e dialogut politik dhe komunikimit të rregullt mes dy vendeve”, njoftuan nga Ministria.
Bashkëbiseduesit shprehën interes të ndërsjellë për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe identifikimin e fushave të reja me interes të përbashkët.
Gjithashtu u diskutua për mbështetjen dhe koordinimin e ndërsjellë në kuadër të organizatave multilaterale, si segment i rëndësishëm i bashkëpunimit mes dy vendeve.
U shkëmbyen mendime edhe për zhvillimet aktuale rajonale dhe globale, ku u theksua rëndësia e diplomacisë, komunikimit të rregullt dhe bashkëpunimit në përballimin e sfidave të përbashkëta.
