Ankand për automjetet e sekuestruara në Maqedoni: Porsche, Audi dhe Mercedes në shitje elektronike

Nga B.M
643 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 shkurt – Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ka shpallur shitjen e 24 automjeteve përmes një ankandi publik elektronik që do të zhvillohet nga data 17 deri më 23 shkurt 2026.
Në listën e mjeteve të ofruara përfshihen marka luksoze dhe modele të njohura si Audi (A4, A5, A6, A8, Q7), Mercedes-Benz, Porsche, BMW dhe Opel.

Sipas njoftimit, procesi do të jetë i ndarë në dy faza. Ankandi i parë, i cili është një përsëritje e procedurës, do të mbahet më 17 shkurt për tri automjete me çmime fillestare që variojnë nga 34.000 deri në 630.000 denarë.

Ndërkohë, faza e dytë përfshin 21 automjete të tjera dhe do të realizohet gjatë periudhës 18-23 shkurt.

Automjetet janë të vendosura në lokacione të ndryshme, duke përfshirë depot në Miladinovc, Idrizovë, Gjevgjeli dhe Strumicë.

Për shkak se një pjesë e mjeteve kanë qëndruar gjatë në depo ose janë të dëmtuara, çmimet e tyre fillestare janë mjaft konkurruese. Megjithatë, shitja bëhet sipas parimit “e parë-e ofruar-e blerë”, që do të thotë se blerësi pranon mjetin në gjendjen që ndodhet. Për të marrë pjesë, personat e interesuar duhet të regjistrohen në mënyrë elektronike dhe të paguajnë paraprakisht një depozitë prej 10% të çmimit fillestar, ndërsa fitues shpallet ai që ofron vlerën më të lartë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër