Anketë e re Radio Televizionit të Maqedonisë: AKI 8.8, VLEN 8.1 për qind

nga I Z

Shkup, 26 shtator- Sondazhi i fundit telefonik nga Instituti për Hulumtime Politike Shkup, i kryer për Radio Televizionin e Maqedonisë në shtator, në të cilin u anketuan 1,000 të anketuar, tregon një avantazh të madh për VMRO-DPMNE ndaj LSDM në prag të zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Kur u pyetën “Cila parti mendoni se do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme lokale?”, 28.1% e të anketuarve u përgjigjën se do të ishte VMRO-DPMNE, 8.8% për Aleancën Kombëtare për Integrim, 8.1% për koalicionin VLEN, LSDM ka 4%, Levica 2.4% dhe 2.3% për ZNAM.

Në pyetjen, “Cili opsion politik mendoni se do t’i trajtonte më mirë problemet në komunën tuaj?”, 23.6% e të anketuarve zgjodhën VMRO-DPMNE, 9.1% për Aleancën Kombëtare për Integrim, 9% për koalicionin VLEN, 4.8% për LSDM, 3.1% për Levicën dhe 2.4% për ZNAM.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More