Arkitekti Bajram Vardar në Çair, Mexhiti: Masterplani ka hyrë në fazën e zbatimit

Nga Xh M
562 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 shkurt – Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka njoftuar se gjatë aktiviteteve të kësaj jave, ka qenë i shoqëruar nga arkitekti Bajram Vardar, i cili ishte pjesë e ekipit për hartimin e Masterplanit për Çairin, në fushatën e zgjedhjeve lokale. Mexhiti thotë se së bashku kanë inspektuar projektet që tashmë janë në fazën e zbatimit. Ndër ndërhyrjet kryesore janë punimet në rrugët Ferid Murat dhe Mit’hat Frashëri, ndërtimi i pishinës për sport dhe rekreacion, zgjerimi i bulevardit Cvetan Dimov dhe vendosja e kontejnerëve nëntokësorë për menaxhimin e mbeturinave.

“Kjo vizitë në terren shërbeu për të vlerësuar ritmin e realizimit dhe për të koordinuar fazat e ardhshme të punimeve, duke siguruar që çdo projekt të ecë sipas standardeve dhe afateve të planifikuara. Masterplani i Çairit po konkretizohet hap pas hapi, përmes investimeve që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës dhe në zhvillimin afatgjatë të komunës”, shkroi mes tjerash Mexhiti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër