Paris, 12 korrik Zhurnal.mk – Zëvendëskryeminsitri i parë i Qeverisë së Maqedonisë, Bekim Sali po merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën (Coalition of the Willing), me ftesë të Presidentit të Republikës Franceze, Emmanuel Macron në Paris të Francës.
Takimi mblodhi krerë shtetesh dhe qeverish, së bashku me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për të diskutuar koordinimin e mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën, përcjell INA.
Më 14 korrik 2026, po me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për integrime evropiane Sali do të jetë pjesëmarrës në ceremoninë zyrtare me rastin e Festës Kombëtare të Francës.
“Këto takime janë një mundësi e rëndësishme për të diskutuar sfidat aktuale të sigurisë evropiane, mbështetjen për Ukrainën dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet partnerëve evropianë”, shkroi ministri për integrime evropian dhe zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali.
Pjesëmarrja e zëvendëskryeministrit të parë Sali në këtë samit riafirmon angazhimin e Maqedonisë së Veriut në mbështetje të Ukrainës, si dhe në koordinim të ngushtë me aleatët dhe partnerët euroatlantikë.
