AUV sekuestron dy ton ushqim nga një treg i gjelbër në Shkup

Nga I.A
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 tetor, Zhurnal.mk – Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), në bashkëpunim me Inspektoratin Komunal të Bashkisë së Shkupit dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut, sot kreu kontroll të jashtëzakonshëm inspektues në tregun e gjelbër në lagjen Hasanbeg të Shkupit, gjatë të cilit u sekuestruan afërsisht dy ton ushqim të pasigurt të llojeve të ndryshme.

Aksioni kishte për qëllim kontrollin e kushteve në të cilat shitet ushqimi, si dhe respektimin e rregulloreve ligjore për ruajtjen dhe qarkullimin e tij të sigurt.

“Gjatë kontrollit, u përcaktua se ushqimi shitet jashtë vendeve të parashikuara për këtë qëllim brenda tregut, në kushte johigjienike, gjë që rrit rrezikun për sigurinë e tij dhe shëndetin e konsumatorëve. Ushqimi i sekuestruar është hequr nga qarkullimi. Shërbimet kompetente të inspektimit do të vazhdojnë të marrin masa në përputhje me kompetencat e tyre ligjore”.

“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë do të vazhdojë të kryejë kontrolle të përforcuara inspektuese, në mënyrë të pavarur dhe në koordinim me institucionet e tjera kompetente, me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe sigurimin e ushqimit të sigurt në treg”.

“AUV u bën thirrje të gjithë operatorëve të ushqimit të respektojnë detyrimet ligjore dhe të sigurojnë kushte të përshtatshme higjienike gjatë trajtimit, ruajtjes dhe shitjes së ushqimit. Siguria ushqimore dhe mbrojtja e shëndetit të konsumatorit mbeten prioritet në punën e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë”, thonë nga AUV.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër