Spasovski: Deri ku është deponia “Krasta” dhe çfarë po ndodh me nxjerrjen e rërës në Shuplji Kamen?

Nga I.A
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 tetor, Zhurnal.mk Deputeti i LSDM-së, Oliver Spasovski, në seancën e sotme parlamentare për pyetjet e deputetëve, drejtoi dy pyetje te ministri i mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Muhamed Hoxha, të cilat kanë të bëjnë me vonesën e ndërtimit të deponisë rajonale sanitare për rajonin Verilindor dhe problemet me nxjerrjen e rërës në fshatin kumanovar Shuplji Kamen.

Sa i përket deponisë “Krasta”, Spasovski theksoi se mosmirëmbajtja dhe zjarret e shpeshta drejtpërdrejt e rrezikojnë shëndetin dhe jetën e mbi 900 banorëve nga vendbanimet e afërta Pçinja, Studena Bara, Vakav dhe Vince. Ai vuri në dukje se pushteti lokal në Kumanovë e hedh përgjegjësinë dhe kërkoi përgjigje të saktë deri ku është procedura e tenderit e filluar në dhjetor 2025.

„Në qershor 2026 u publikua të dhëna se ende nuk janë kryer vlerësimet e rezultateve nga tenderi, pra nga procedura e prokurimit publik. Do të thotë, kanë kaluar më shumë se shtatë muaj. U paralajmërua në qershor se deri në fund të verës do të fillonte ndërtimi i deponisë, por deri tani nuk kemi asnjë informacion. A e ka përfunduar Ministria procedurën dhe kush është realizuesi?“, pyeti Spasovski.

Pyetja e dytë e Spasovskit ishte e lidhur me nxjerrjen e rërës përmes rregullimit të shtratit të lumit në fshatin Shuplji Kamen, ku banorët mbajtën edhe protesta për shkak të dëmtimit të mjedisit jetësor dhe tharjes së puseve.

„Me nxjerrjen dhe thellimin e shtratit të lumit tërhiqen edhe ujërat nëntokësore. Shumë nga puset në këtë fshat tashmë janë tharë, ndërsa në minimum është reduktuar edhe kaptaža që e furnizon fshatin me ujë. Më intereson a kemi raport nga inspektimi i kryer nga Inspektorati për mbrojtjen e mjedisit jetësor, cilat janë konkluzionet dhe a janë vërtet të plotësuara kushtet për rregullimin e shtratit të lumit pa u rrezikuar mjedisi jetësor“, theksoi Spasovski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër