Bardhi: Të hapur të bashkëpunojmë me çdo faktor politik e shoqëror që kërkon ndryshimin

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 30 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u shpreh sot se dera e Partisë Demokratike ka qenë gjithmonë e hapur për çdo forcë që kërkon të largojë Edi Ramën nga qeverisja.

I ftuar në një studio televizive, Bardhi u shpreh se PD i është përgjigjur pozitivisht edhe një organizimi të shoqërisë civile, gjashtë muaj më parë.

“Ne i jemi përgjigjur pozitivisht ftesës. Ka pasur një platformë nga ky forum të cilin ne e kemi përkrahur si një pikënisje për t’i bërë të gjithë palët që kërkojnë ndryshimin në Shqipëri, kërkojnë largimin e Edi Ramës. Mbi të gjitha kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Bardhi.

Bardhi theksoi se PD i është përgjigjur absolutisht pozitivisht çdo iniciative për të bashkuar çdo faktor shoqëror, jo vetëm partitë politike.

Sipas tij, bashkëpunimi bazohet në ide, vizion, si dhe në objektiva dhe qëllime të përbashkëta.

“Sigurisht që mund të ketë ide të ndryshme, mund të ketë objektiva të ndryshme për shumëçka, po mund të ketë edhe gjëra që mund të na bëjnë të gjithëve bashkë”, tha Bardhi.

artikuj të ndërlidhura