BDI sot po bën zhurmë e ulërima për gjuhën shqipe, ndërsa është vetë autori i padrejtësisë më të madhe ndaj saj

Nga B.M
597 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 shkurt – Në vitin 2019, kur kishte pushtetin absolut, kur kontrollonte Qeverinë, ministritë dhe shumicën parlamentare, BDI miratoi provimin e jurisprudencës vetëm në gjuhën maqedonase. Ju e nënshkruat këtë padrejtësi me dorën tuaj, dhe sot guxoni të luani teatër para shqiptarëve.

Të flisni për Kushtetutë e barazi është fyerje për inteligjencën e shqiptarëve. Sepse kur kishit mundësinë, gjuhën shqipe e latë jashtë drejtësisë. Jo nga pamundësia, por nga pazari politik. Sot kërkoni llogari për një gjendje që mban vulën tuaj. Ky nuk është qëndrim parimor, por manipulim i ulët për të mbuluar dështimet tuaja.

BDI nuk është zgjidhja e problemit, BDI është vet problemi. Sa herë hapni gojën për këtë çështje, vetëm sa e vërtetoni edhe një herë se për ju gjuha shqipe ka qenë dekor, jo e drejtë.
VLEN garanton se provimi i jurisprudencës do të jepet në gjuhën shqipe, si një e drejtë e patjetërsueshme e studentëve shqiptarë dhe si obligim kushtetues e ligjor i shtetit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër