Bruksel, 23 prill, Zhurnal.mk – Tani udhëtarët evropianë rrezikojnë, përveç dëmit, edhe talljen. Supozojmë që, në kulmin e luftës në Iran, fluturimi ynë nuk niset sepse aeroporti nuk ka karburant (vajguri) për avionin, shkruan repubblica.it.
Si rregull kompania ajrore duhet patjetër të mos i “braktisë” pasagjerët.
Ajo duhet tu gjejë pasagjerëve të saj një vend në një fluturim tjetër. Dhe nëse nuk ka një nisje të dobishme, duhet të kthejë paratë e biletës.
Por në rastin e kësaj krize ajo nuk do të jetë e detyruar të na dëmshpërblejë për dëmin e shkaktuar nga mosnisja, në formën e “kompensimit monetar”.
Në Bruksel, Apostolos Tzitzikostas – komisioner i BE-së për Transportin e Qëndrueshëm – shpjegon arsyet e këtij favori për kompanitë ajrore.
Në thelb, mungesa e karburantit në aeroport konsiderohet një rrethanë e jashtëzakonshme, e pavarur nga vullneti i kompanisë. Ashtu si një uragan apo një tërmet.
Fjalët e komisionerit të BE-së nuk u shpëtojnë shoqatave të konsumatorëve në gjysmën e Evropës, të cilat janë tashmë në alarm..
Dëmshpërblimi do të jetë i detyrueshëm në rast se kompania – e informuar në kohë për mungesën e karburantit – nuk e ka njoftuar paraprakisht pasagjerin.
Ose kur kompania nuk e ka porositur në kohë karburantin. Ose edhe nëse, duke e ditur që nuk do ta merrte karburantin, ka vazhduar gjithsesi të shesë bileta për atë fluturim.
Parashikimi: nëse vërtet Evropa do të përballet me një valë anulimesh këtë verë, përplasjet mes kompanive ajrore dhe pushuesve të mbetur në tokë do të jenë të përditshme.
