Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, interpelancë me katër ministra

Nga D. V.
223 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 23 prill Zhurnal.mk – Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në të cilën parashikohen që të zhvillohen disa interpelanca si dhe shqyrtohen disa projektligje.

Në rendin e ditës është përcaktuar interpelancë urgjente me ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufin si dhe me ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, e kërkuar nga një grup deputetësh të grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Gjithashtu edhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, do të zhvillojë  tre interpelanca të veçanta kërkuar nga tre deputetë të opozitës.

Po ashtu, interpelancë është kërkuar edhe me ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, ndërsa Ministri i Financave, Petrit Malaj, do të zhvillojë një seancë pyetje–përgjigje të cilën e ka kërkuar nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

Në vijim, Kuvendi do të shqyrtojë disa projektligje. Konkretisht pritet të shqyrtohet projektligji “Për lirinë e vendosjes dhe ofrimit të shërbimeve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe projektligji “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Arsimore”.

Në rend dite gjithashtu është parashikuar edhe shqyrtimi i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për etiketimin e produkteve me ndikim në energji”.

Gjithashtu janë parashikuar edhe shqyrtimet e projektligjeve “Për ratifikimin e Konventës Shumëpalëshe, “Për lehtësimin e zbatimit të shtyllës së dytë, subjekt i rregullit tatimor”; “Për një shtesë në ligjin “Për taksat kombëtare”, i ndryshuar” si dhe “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër