Berisha: E quajte Skënderbe dhe të flaku, Spiropali: Je garantuesi i këtij sistemi

Nga D. V.
638 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 14 maj Zhurnal.mk – Punimet e Kuvendit këtë të enjte janë shoqëruar me replika mes kreut të PD-së, Sali Berisha, dhe deputetes së PS-së, Elisa Spiropali. Berisha i është drejtuar Spiropalit duke pyetur se si shpjegohet fakti që Kryeministri Rama e quajti “Skënderbe” dhe më pas e flaku.

Më tej, ish-kryeparlamentarja ka marrë fjalën dhe ka deklaruar se, sipas saj, ekziston një kontradiktë e madhe te Berisha, pasi ai është njëkohësisht denoncuesi më i madh dhe garantuesi më i madh i sistemit.

Berisha: Çfarë jeni ju, a më kuptoni, shpellë mafie? Si ka mundësi që të quan ‘Skënderbe’ dhe të flakë? Cila është arsyeja?”

Spiropali: Sali, je i pabesueshëm, sepse njëkohësisht je edhe denoncuesi më i madh dhe garantuesi më i madh i sistemit. Kështu që, kur të çlirosh sistemin, kur të çlirosh partinë, mund të flasim këtu dhe ndoshta termat ‘doktor’ mund të të ngjisin më shumë. Sot për sot, kontradikta e thellë e të qenurit edhe denoncues, edhe garantues, nuk ta jep të drejtën të flasësh dhe u jep të drejtën qytetarëve të mos të besojnë. /Euronews.al/

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër