Berisha në mbledhjen e grupit parlamentar: Beteja jonë hyn në fazë të re

nga D. V.

Partia Demokratike mblodhi sot grupin parlamentar.

Berisha e nisi fjalën e tij duke dënuar edhe një herë atë që e cilësoi “akti terrorist ndaj deputetit Xhelal Mziu dhe heshtjen mortore të autoriteteve, çka dëshmojnë se qëndrojnë prapa tij”.

“Duke i shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e plotë deputetit Mziu, garantoj terroristët se asgjë nuk do të mund të mposhtë qëndrimin e deputetëve të opozitës në betejën e tyre”, tha Berisha.

Në deklaratën për mediet, Berisha deklaroi se “beteja jonë kundër narkoshtetit hyn në një fazë të re”.

“Për fat të mirë të shqiptarëve dhe botës, në betejën kundër karteleve është hapur një kapitull i ri. Kartelet e drogës janë shpallur organizata terroriste ndaj dhe tani flitet për narkoterroristë dhe se cila është forca e narkoterroristëve të drejtuar nga Edi Rama atë e di më mirë se kushdo tjetër tregjet e kokainës në Europë, çmimin e të cilës e përcaktojnë narkokartelet terroriste shqiptare”, tha Berisha.

Ai shtoi se “qëndresa jonë ndaj këtij faktori shkatërrimtar, mbi qenien shqiptare, mbi ekonominë shqiptare, mbi ligjin shqiptar, mbi të drejtat e shqiptarëve është gjithnjë e më i vendosur”.

Sipas kreut të PD-së “kërcënimi i madh serioz për Shqipërinë dhe shqiptarët është narkoterrorizmi”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More