Bilall Kasami inspekton punimet e stadiumit: Po ndërtohet sipas standardeve të UEFA

Nga Xh M
328 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 23 maj Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se ka inspektuar nga afër punimet që po zhvillohen në Stadiumin e Qytetit në Tetovë.

Përmes një postimi, Kasami theksoi se po punohet për ndërtimin e një stadiumi modern, i cili do të jetë në përputhje me standardet e UEFA-s dhe që, sipas tij, do t’i japë Tetovës infrastrukturën sportive që meriton.

“Sot inspektova punimet në Stadiumin e Qytetit. Po punohet për një stadium modern, me standarde të UEFA-s, që do t’i japë Tetovës infrastrukturën sportive që meriton! Në krye të detyrës”, ka shkruar Kasami.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër