Tetovë, 8 prill, Zhurnal.mk – Sot, në lagjen e ashtuquajtur “Ajduçka”, Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami promovuan rikonstruksionin e rrugëve “Aleksandar Zdravkovski”, “Zheleznichka”, “Gjoce Simoski”, “Predrag Jançevski”, “Dervish Cara” dhe rrugës “118”, në blloqet urbane 55, 56 dhe 62.
Sipas tij, projekti përfshiu gërryerjen e asfaltit ekzistues, nivelizimin e pusetave dhe asfaltimin e ri, në një gjatësi prej 1.515 metrash dhe një sipërfaqe prej 11.683 metrash katrorë.
“I gjithë ky investim për asfaltimin e rrugëve në këtë lagje kalon vlerën e 25 milionë denarëve, apo më shumë se 400.000 euro, me çka kjo lagje qendrore e qytetit tonë përfundimisht është shndërruar në një lagje moderne, me rrugë të asfaltuara dhe kushte më të mira jetese për qytetarët”, njofton Kasami.
Nga Komuna e Tetovës theksojnë se në këtë pjesë të qytetit për dekada nuk janë realizuar investime, ndërsa me projektet e fundit kjo zonë po transformohet në një lagje moderne.
