Bullizmi dhe dhuna në shkolla, zgjiidhja përmes besimit prind-fëmijë

Nga Xh M
605 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 14 maj Zhurnal.mk – Rastet e dhunës në shkolla po marrin përmasa serioze, alarmojnë ekspertët. Ata theksojnë se fëmijët po kalojnë deri në 10 orë në internet, ku shpesh ekspozohen ndaj përmbajtjeve agresive që normalizojnë sjelljet e dhunshme. Dragi Zmijanac nga “Megjashi” thekson se zgjidhja nis nga kontrolli dhe besimi prindëror.

“Në Maqedoni kemi problem serioz me dhunën bashkëmoshatare, jo vetëm fizike, por edhe verbale e kibernetike. Vështirë vendoset kontrolli prindëror, si edhe më vështirë besimi prind-fëmijë. Nxënësi duhet të jetë aktiv në krijimin e mjedisit të sigurt, e për këtë duhet kohë dhe aktivitete jashtëshkollore që e ulin praninë e tyre në internet.”, – deklaroi Dragi Zmijanac nga Ambasada “Megjashi”.

Për të krijuar një ambient të sigurt, vlerësohet se nxënësit nuk duhet të jenë vetëm vëzhgues, por pjesë e vendimmarrjes. Gjatë diskutimit u bë e ditur se shpesh ka dallime mes asaj që raportojnë të rriturit dhe asaj që përjetojnë fëmijët.

“Shpeshherë kemi dy botë të ndryshme: botën e të rriturve dhe botën e nxënësve. Ne duhet të shkojmë në shkolla dhe t’i pyesim direkt nxënësit se si ndjehen dhe a përfshihen vërtet në vendime. Nuk mjafton vetëm të plotësohen dokumentet, duhet të shohim realitetin e tyre.”, – theksoi Zoran Ilievski nga Koalicioni i Organizatave Rinore.

Projekti “Aktivizmi Shkollor” synon që kjo frymë bashkëpunimi të shtrihet në të gjitha shkollat e vendit, duke trajnuar shërbimet profesionale për të reaguar në kohë ndaj çdo forme të bullizmit. Deri tani, ky projekt ka përfshirë mbi 8 mijë nxënës dhe 50 shkolla në mbarë vendin. Mesazhi i sotëm ishte i qartë: Siguria në shkolla nuk është vetëm mungesë e dhunës fizike, por krijimi i një hapësire ku çdo fëmijë ndjehet i respektuar dhe i dëgjuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër