Burim Latifi: Investimi në kuadro të specializuara, prioritet strategjik i MEPSO

Nga admin
452 e lexuar

Shkup, 29 janar – Sot, drejtor i MEPSO-s Burim Latifi, së bashku me drejtorin e Njësisë së ORrT-së Vase Jovevski, zhvilluan takim pune me drejtorin e Shkollës së Mesme Elektroteknike “Mihajlo Pupin”, Dimitar Gjorgjiev, transmeton Zhurnal.mk.

Siç bënë të ditur drejtori Burim Latifi, temë kryesore ishte intensifikimi i bashkëpunimit në mësimin praktik, mbështetja profesionale në programet arsimore dhe krijimi i kushteve paraprake për njohjen dhe rekrutimin në kohë të kuadrove të kualifikuara.

Burimi thekson se Investimi në të rinjtë dhe kuadro të specializuara u cilësua si objektiv strategjik, ndërsa lidhja e arsimit me nevojat reale të sektorit energjetik u vlerësua si domosdoshmëri për një sistem elektroenergjetik të qëndrueshëm dhe të sigurt.

MEPSO konfirmoi angazhimin e saj si aktor me përgjegjësi shoqërore për të mbështetur procesin arsimor dhe për të kontribuar në formimin e specialistëve në fushën e elektroteknikës. Partnerët ranë dakord për hapa konkretë bashkëpunimi që do të zbatohen në periudhën e ardhshme, transmeton Zhurnal.mk

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër