Sllaveski: Kërkesat e LSM-së për rritjen e pagës minimale janë joserioze

Nga B.M
654 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 29 janar – “LSM po organizon një protestë duke kërkuar që paga minimale të rritet me 50%, dhe të gjitha pagat e tjera me 6.000 denarë. Kjo është një qasje e joserioze dhe populiste”, është qëndrimi i guvernatorit Trajko Slaveski.

Ai në rrjetin social “X” shkruan se në përputhje me Ligjin për Pagën Minimale, shuma e pagës minimale në mars do të rritet sipas një formule të përcaktuar ligjërisht dhe një pragu prej 57% të pagës mesatare, që është dukshëm mbi rekomandimet e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (40%) dhe BE-së (50%).

Sipas tij, Maqedonia është mbajtëse rekordesh botërore në raportin – pagë minimale/mesatare.

Guvernatori thotë se kërkesa e LSM-së bazohej në një anketë të kryer midis anëtarësisë së tyre, por se kjo nuk ishte mënyra për të negociuar rritjen e pagave me organizatat e punëdhënësve.

Negociatat, tha ai, duhet të bazohen në kritere standarde: ruajtja e fuqisë blerëse të pagave, rritja ekonomike dhe pjesëmarrja e punës në shpërndarjen e produktivitetit

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër