Çfarë është arritur dhe cilat janë iniciativat kryesore për vitin e ardhshëm të KE-së – fjalimi vjetor i Fon der Leyen të mërkurën

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Bruksel, 14 shtator Zhurnal.mk – Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Leyen, do të mbajë fjalimin e saj vjetor për gjendjen e Unionit (SOTEU) më 16 shtator 2026 në Strasburg, informojnë nga Delegacioni i BE-së në Shkup.

Çdo vit në shtator, presidentja e Komisionit Evropian e mban fjalimin për gjendjen e Unionit para Parlamentit Evropian, duke bërë një pasqyrë të arritjeve të vitit të kaluar, duke u ndalur te sfidat e përbashkëta dhe duke paraqitur prioritetet për vitin e ardhshëm, si për Evropën, ashtu edhe më gjerë. Në fjalimin e këtij viti, presidentja Ursula fon der Leyen do të paraqesë vizionin e saj dhe iniciativat kryesore për vitin e ardhshëm. Ajo do të theksojë se si Komisioni do të vazhdojë punën e tij për të siguruar një Evropë më të fortë, më të sigurt dhe më të pavarur, thuhet në njoftim.

Fjalimin mund ta ndiqni drejtpërdrejt përmes EBS, në kanalin e Komisionit në YouTube, si dhe në kanalet e Komisionit Evropian në rrjetet sociale.

artikuj të ndërlidhura