Çmimi i parë për studentët e UT-së në garën ndërkombëtare të shkencës së të dhënave dhe AI

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 23 qershor, Zhurnal.mk – Studentët e Universitetit të Tetovës, Besim Ademi dhe Drita Rexhepi, kanë arritur një sukses të rëndësishëm ndërkombëtar, duke fituar vendin e parë në Hackathonin e organizuar në kuadër të punëtorisë ndërkombëtare “Foundations of Data Science and AI”, transmeton Zhurnal.mk.

Ngjarja u mbajt nga 15 deri më 19 qershor 2026 në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë dhe mblodhi studentë e pjesëmarrës nga vende të ndryshme, të cilët konkurruan me projekte inovative në fushën e inteligjencës artificiale dhe shkencës së të dhënave.

Besim Ademi dhe Drita Rexhepi u shpallën fitues të çmimit të parë falë zgjidhjes së tyre inovative dhe performancës së dalluar gjatë garës, duke përfaqësuar me sukses Universitetin e Tetovës në këtë aktivitet ndërkombëtar.

Ky sukses vlerësohet si një dëshmi e nivelit të lartë akademik dhe profesional të studentëve të Universitetit të Tetovës, si dhe e angazhimit të tyre në fushat e teknologjisë, inteligjencës artificiale dhe analizës së të dhënave.

Hackathoni u organizua në kuadër të punëtorisë ndërkombëtare “Foundations of Data Science and AI”, e cila synon të promovojë bashkëpunimin akademik, inovacionin dhe zhvillimin e aftësive të studentëve në fushat e teknologjive të avancuara.

artikuj të ndërlidhura