DASH: Shqipëria mbetet objektiv i sulmeve kibernetike të Iranit dhe Rusisë

Nga D V
380 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 28 korrik, Zhurnal.mk – Shqipëria vazhdon të jetë në shënjestër të sulmeve kibernetike të kryera nga aktorë shtetërorë, përfshirë Iranin dhe Rusinë.

Vlerësimi bëhet i ditur në raportin më të fundit të sigurisë për Shqipërinë, të publikuar nga Këshilli Këshillimor i Sigurisë Jashtë Vendit (OSAC), pranë Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH).

Sipas raportit, vendi është përballur gjithashtu, me sulme “ransomware” nga grupe kriminale kibernetike, ndërsa gjatë vitit 2026 Irani ka ndërmarrë sulme ndaj faqeve dhe sistemeve shtetërore shqiptare.

Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) paralajmëron se sulmet kibernetike, të kryera nga shtete, të cilat synojnë dëmtimin e infrastrukturës së rëndësishme ose pengimin e funksionimit të shërbimeve publike, mund të kenë pasoja zinxhir, jo vetëm brenda vendit, por edhe në nivel rajonal dhe global.

Raporti thekson se këto sulme mund të rrisin rrezikun për popullsinë, të cenojnë ofrimin e shërbimeve publike dhe, në raste të caktuara, të përshkallëzojnë tensionet dhe konfliktet.

Për këtë arsye, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) u rekomandon qytetarëve dhe institucioneve të zbatojnë masa të shtuara të sigurisë kibernetike, për të mbrojtur të dhënat dhe sistemet e tyre.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër