Dr. Arba Ademi Shaqiri ligjëruese në Kongresin Ndërkombëtar PEDIARES, sukses i radhës për Ordinancën Humaniteti

Nga B.M
783 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 26 prill, Zhurnal.mk – Ordinanca Humaniteti ka njoftuar për një tjetër arritje profesionale të stafit të saj, pasi doktoresha në specializim të pediatrisë, Arba Ademi Shaqiri, mori pjesë si ligjëruese në “Kongresin e 4-t Ndërkombëtar të Shoqatës Pediatrike Respiratore – PEDIARES”.

Në këtë kongres shkencor, dr. Shaqiri prezantoi temën “Paraqitja klinike e infeksionit të adenovirusit”, duke dhënë kontribut në trajtimin e çështjeve bashkëkohore në fushën e pediatrisë respiratore.

Nga Ordinanca Humaniteti theksojnë se ky është një sukses i rëndësishëm jo vetëm për zhvillimin profesional të doktoreshës, por edhe për ngritjen e cilësisë së shërbimeve që ofrohen për pacientët.

Dr. Arba Ademi Shaqiri është e angazhuar në ISHP Instituti për Sëmundje të Mushkërive tek Fëmijët – Kozle, ndërsa njëkohësisht është pjesë aktive e ekipit profesional të Ordinancës Humaniteti, ku kontribuon përditë me përkushtim në kujdesin ndaj fëmijëve.

Nga Humaniteti vlerësojnë se pjesëmarrja në ngjarje të tilla ndërkombëtare dëshmon përkushtimin ndaj avancimit profesional dhe aplikimit të praktikave moderne në kujdesin pediatrik.

“Ky sukses përfaqëson vlerë të shtuar për ekipin tonë dhe për misionin tonë të përditshëm në shërbim të shëndetit të fëmijëve”, theksojnë nga Ordinanca Humaniteti.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër