Dyshohet se vodhën bidonë me naftë, arrestohen tre persona

Nga D. V.
194 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 21 prill, Zhurnal.mk – Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes në fshatin Prugovc të Prishtinës.

Rasti ka ndodhur të hënën.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që gjatë kontrollit në veturë janë gjetur dhe sekuestruar bidonë të mbushura me naftë, që dyshohet se i kishin vjedh nga shtëpia e ankueses femër kosovare”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër