E detyronte bashkëshorten për marrëdhënie seksuale

Nga Xh M
844 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Gostivar, 23 gusht Zhurnal.mk – Gostivarasi i dhunshëm i ka rrahur edhe fëmijët përveçgruas.

Ndaj 45-vjeçarit nga Gostivari është ngritur kallëzim penal për tentativë përdhunimi dhe lëndim trupor.

Gostivarasi 45-vjeçar është denoncuarr për tentativë përdhunimi ndaj bashkëshortes së tij 35-vjeçare, si dhe për sulm fizik ndaj dy fëmijëve të tyre të mitur.

Sipas kallëzimit, incidenti ka ndodhur më 15 gusht në shtëpinë familjare. Burri, siç thuhet në kallëzimin policor, është përpjekur ta detyrojë bashkëshorten për marrëdhënie seksuale dhe më pas ka sulmuar fizikisht edhe të dy fëmijët.

Për rastin, Njësia e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Gostivar ka ngritur kallëzim penal ndaj I.T. për dy vepra penale – „tentativë përdhunimi“ dhe „lëndim trupor“.

Procedura e mëtejshme pritet të përcaktojë të gjitha rrethanat e rastit të dhunës në familje, si dhe përgjegjësinë e personit të kallëzuar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër