Shkup, 9 prill, Zhurnal.mk – Ideja e anëtarësimit të pjeshshëm për të shfrytëzuar vetëm tregun e brendshëm të Bashkimit Evropian e zonën Schengen, dështoi shpejtë.
Atyre vendeve, përkatësisht politikanëve të tyre, që nuk u intereson anëtarësimi i plotë, dhe të cilët aspak nuk kanë të drejtë të flasin e propozojnë alternativa për krejt vendet e tjera synuese e kandidate, u mbetet opcioni i marrëdhenieve që BE ka me katër shtete të tjera të Evropës Perëndimore: Zvicra, Norvegjia, Islanda, e Britania e Madhe, shkruan Zhurnal.mk.
Bullgaria, BE dhe Maqedonia i Veriut
Të gjitha institutionet e Bashkimit Evropian në Bruksel (Komisioni Evropian, Këshilli i Ministraeve e Parlamenti Evropian) e edhe qeveritë e vendeve anëtare i kanë kërkuar Maqedonisë së Veriut që të përmbushë parakushtin për të përparuar në rrugën e premtuar për anëtarësim në BE, duke theksuar rëndësinë e ndryshimeve kushtetuese dhe respektimin e marrëveshjeve dypalëshe, ashtu siç edhe ishte arritur marrëveshje the korniza negociuese midis qeverisë së mëparshme dhe BE-së në Korrik të 2022.
BE-ja në çdo çdo paraqitje i mbështet fort aspiratat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE, dhe shpreh lëvdrata për përafrimin e saj me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, sanksionet ndaj Rusisë përkatësisht, si dhe kontributet e saj në mbështetjen e Ukrainës, por e përsëritë vazhdimisht se bllokada aktuale nuk mund të zhbëhet pa e futur në Kushtetutë bashkësinë bullgare.
Qeveria e Hristijan Mickoskit dhe VMRO-DPMNE përsërisin se nuk do të ketë ndryshime kushtetutese për bashkësinë bullgare nëse BE-ja nuk ofron garanci të veçanta dhe të forta se kjo do të jetë kërkesa përfundimtare bullgare dhe nëse Bullgaria nuk i respekton të drejtat e bashkësisë maqedonase në territorin e saj.
Shqetësimet kryeministrit dhe partisë së tij janë në lidhje me kërkesat e mundshme në të ardhmen nga Bullgaria për çështje të ndjeshme si historia, identiteti dhe gjuha maqedonase, duke thënë: “Çfarë ndodhë nëse, gjashtë muaj pasi të ndryshojmë Kushtetutën, Bullgaria kthehet me kushte të reja?”
Pas marrëveshjes së ashtuquajtur “franceze” të vitit 2022, të negociuar gjatë presidencës franceze të Këshillit të BE-së, Bullgaria dhe krejt vendet e BE-së janë duke pritur këto ndryshime të kërkuara përplot katër vite tashmë, shkruan Zhurnal.mk.
Në BE vetëm si anëtare me të drejta të plota
Megjithatë, qeveria aktuale e dominuar nga VMRO-DPMNE-së dhe udhëhequr nga Kryeministri Hristijan Mickoski refuzon që ta bëjë këtë, duke këmbëngulur se është përçmuese dhe e dëmshme për interesat kombëtare maqedonase nëse dy kundërkushtet e tij nuk përmbyshen nga BE dhe Bullgaria.
Si alternativë, Kryeministri Mickoski e përmendi së fundi të ashtuquajturën iniciativë “të përmbysur” për anëtarësim në BE, edhe pse ai tash për tash nuk ka qëndrim zyrtar, sepse siç ka theksuar më herët ende nuk ka as qëndrim të përbashkët nga BE të këtillê, e pra as kërkesë për qeverinë e tij e qeveritë e vendeve të tjera kandidate.
Rama e Vuçiç
Kjo ide krijoi zhurmë në një shkrim të përbashkët nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vucic, e para tyre e hodhi në publik një anëtar i kuvendit të Gjermanisë.
Ideja ishte që vendet kandidate, pra edhe Maqedonia e Veriut, të mund të përfitojnë nga kjo nismë e ashtuquajtur e “përmbysur” për anëtarësim në BE, në të cilën ajo do të fitonte shpejt anëtarësimin në BE, por nuk do të kishte fuqi të plota votuese, ndërsa qasja në fondet e BE-së do të pezullohej derisa vendi të përmbushte gradualisht kushtet e pranimit. Sipas kësaj teze, vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor, së bashku me Ukrainën e Moldavinë, të mund të arrinin pranim të shpejtë në BE dhe të përmbushnin kushtet e nevojshme e të kishin të drejtat e plota siç i kanë tash 27 vendet më vonë.
Por, kjo ide është absurde edhe për t’u arritur, sepse është e pamundur pa i ndryshuar dokumentet themelore të BE-së, pra Traktati i Lisbonës, e gjë që do të kërkonte pëlqimin e të gjitha 27 shteteve anëtare.
Ideja e dështuar
Pavarësisht se sa tërheqëse mund t’iu tingëllojë kjo ide Ramës e Vuçiçit, apo ndonjë tjetri nga rajoni, shtetet e mëdha anëtare të BE-së thjesht nuk e mbështetën atë.
Zgjerimi me shtete pa të drejta të plota nuk është opsion serioz, sepse do të krijonte dy BE brenda një, 27 që kanë drejtë vote, e të tjerat pa të drejtë vote.
Funksionimi i BE-së edhe me rregullat e tashme është i komplikuar, e si do të mund të funksiononte më mirë me 8 më shumë një BE me dy grupe brenda?
Ata kryeministra e kryetarë të vendeve kandidate që duan versione afrimi gjysmak me BE, mund të deklarohen hapur se nuk duan t’i anëtarësojnë vendet e tyre në BE fare. Në këtë situatë, atëherë e kanë opcionin e marrëdhenieve që me BE-në e kanë Zvicra, Norvegjia, Islanda, e Britania e Madhe. / Zhurnal.mk
