Ekskluzive / Zhurnal mëson: Pesë rezoluta në Kongresin e VLEN-it, ja cilat janë…

Nga B.M
2.2K e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 08 maj, Zhurnal.mk – Agjencia e Lajmeve Zhurnal mëson se në Kongresin e ardhshëm të VLEN-it pritet të miratohen pesë rezoluta kryesore, të cilat do të përcaktojnë drejtimet programore dhe politike të subjektit për periudhën e ardhshme.

Sipas informacioneve që ka siguruar Zhurnal, në fokus të Kongresit do të jenë:

  • Rezoluta e Decentralizimit
  • Rezoluta e Grave
  • Rezoluta e Integrimit
  • Rezoluta e Barazisë
  • Rezoluta e Rinisë

Burime brenda VLENI për Zhurnal bëjnë të ditur se këto pesë rezoluta kryesore pritet të trajtojnë çështje kyçe që lidhen me zhvillimin institucional, avancimin e pozitës së grave, integrimin euro-atlantik, barazinë shoqërore dhe përfshirjen më të madhe të të rinjve në proceset politike dhe vendimmarrëse.

Rezoluta e Decentralizimit, sipas burimeve, pritet të fokusohet në fuqizimin e komunave dhe rritjen e kompetencave lokale, ndërsa ajo e Integrimit do të ketë theks të veçantë në procesin e integrimit evropian dhe forcimin e orientimit strategjik të vendit.

Po ashtu, përmes Rezolutës së Grave dhe asaj të Barazisë pritet të adresohen politikat për përfaqësim më të drejtë dhe mundësi të barabarta, ndërsa Rezoluta e Rinisë do të synojë krijimin e hapësirave më të mëdha për pjesëmarrjen e të rinjve në politikë dhe institucione.

Po ashtu, Zhurnal mëson se në Kongres pritet të marrin pjesë edhe mysafirë nga rajoni. Mes të ftuarve do të jenë:

– ⁠Ardita Sinani – Kryetare e Preshevës
⁠- Flamur Noka – PD
– Jorida Tabaku – PD
– Erion Muska – Shqipëria Bëhet
⁠- Zylfiqar Zejnulla – Kryetar i PDT (TDP)
– Dragan Kovaçki – sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së
– Nikola Micevski – koordinator i grupit parlamentar të VMRO-së
⁠- Aleksandar Sasha Dimitrijeviç – Sekretar general i LSDM
⁠- Nikolla Memov – Zëdhënës i ZNAM

Ditë më parë u bë e ditur se mbi 850 delegatë pritet të marrin pjesë në kongresin e bashkimit të VLEN-it.

Kongresi i VLEN-it pritet të shihet si një moment i rëndësishëm politik për koalicionin, në një periudhë kur po intensifikohen debatet mbi reformimin politik dhe prioritetet strategjike të shqiptarëve në vend.

Zhurnal do të sjellë detaje shtesë rreth përmbajtjes së rezolutave dhe vendimeve që pritet të merren në Kongresin e VLEN-it.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër