Endrit Thaçi takon Ramën: Faleminderit për mbështetjen ndaj UÇK-së

Nga D. V.
990 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 24 qershor, Zhurnal.mk – Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, vlerësoi sot kryeministrin Edi Rama si një nga zërat më të fortë në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe të së vërtetës për Kosovën.

Endrit Thaçi ndau në rrjetet sociale një foto nga takimi me kryeministrin Edi Rama, të shoqëruar me një mesazh falënderimi për mbështetjen që kreu i qeverisë shqiptare i ka dhënë luftës së UÇK-së dhe ish-drejtuesve të saj që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Në postimin e tij, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi tha se kryeministri Rama ka qëndruar në anën e së vërtetës edhe në momentet kur, sipas tij, shumë të tjerë kanë zgjedhur të heshtin.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër