Qendra për Menaxhim me Kriza ndërton sistem modern: Me inteligjencë artificiale dhe mbështetje nga NATO do të menaxhohen krizat

Nga D. V.
779 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 qershor, Zhurnal.mk – Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Muhamed Ali, zyrtarisht nënshkroi marrëveshjen për realizimin e projektit shumëvjeçar G10231 – “Sistem i ndërveprueshëm për komandim të incidenteve i menaxhuar nga inteligjenca artificiale për përgjigje ndërkufitare në kriza dhe gjendje emergjente (NICS-2)”, i cili zbatohet në kuadër të programit të NATO-s “Shkencë për Paqe dhe Siguri” (Science for Peace and Security – SPS). Pas shumë vitesh, për herë të parë seriozisht, me vizion të qartë dhe mbështetje të fortë ndërkombëtare, nis procesi i ndërtimit të një sistemi modern dhe të integruar për menaxhim të krizave në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ky projekt paraqet një njohje të rëndësishme për kapacitetet dhe përkushtimin e institucionit në fushën e menaxhimit të krizave, si dhe një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të sistemeve kombëtare për koordinim, paralajmërim të hershëm dhe përballje me fatkeqësi natyrore dhe gjendje të jashtëzakonshme. Me implementimin e NICS-2 do të forcohet ndërveprueshmëria ndërinstitucionale, do të përmirësohen kapacitetet për marrje vendimesh në kohë reale dhe do të krijohen mekanizma më efikasë për mbrojtjen dhe sigurinë e qytetarëve.

Njëkohësisht, projekti paraqet një kontribut të rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar. Përmes kësaj nisme do të mundësohet mbështetje së bashku me partnerët nga Ukraina, përmes shkëmbimit të njohurive, përvojave dhe praktikave më të mira në fushën e menaxhimit të krizave dhe gjendjeve emergjente.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër