Fatmir Bytyqi e quajti “kontabiliste” ministren e Financave

Nga I.A
1,229 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup,10 korrik, Zhurnal.mk – Debat i tensionuar për ribalancin e Buxhetit, Fatmir Bytyqi nga LSDM me fyerje ndaj ministres dhe zëvendësministrit të Financave. Në vazhdimin e debatit për propozim‑ribalancin e buxhetit, në momente pati edhe tensione.

Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, me komente ironike dhe fyerje ndaj ministres dhe zëvendësministrit të Financave.“Humbnera në të cilën po bini është shumë e thellë. Keni ende për të shkuar poshtë dhe në këtë ju ka futur kontabilistja dhe profesori”, tha Bytyqi.

VMRO‑DPMNE i dënoi ashpër, siç thekson, fyerjet që deputeti Fatmir Bytyqi i ka drejtuar ndaj ministres Gordana Dimitrieska‑Koçoska gjatë debatit parlamentar.

Në komunikatë thuhet se “sulmet dhe nënçmimet e shprehura nga Fatmir Bytyqi janë pasqyrë e një njeriu të dobët dhe të frikësuar.”

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër