Kasami: Ta gëzojnë banorët rrugën e re, me realizimin e këtij projekti përmirësohen kushtet e qarkullimit

Nga I.A
1,060 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 korrik, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot ka pritur ministrin dhe zëvendësen e Transportit në Tetovë për të prerë shiritin e projektit të fundit.

“Sot, së bashku me Ministrin e Transportit, Aleksandar Nikolloski, dhe Zëvendësministren Kaltrina Zekolli Shaqiri, promovuam përfundimin e rikonstruktimit të rrugës “Shtipska”!

Ky projekt përfshinë heqjen e asfaltit ekzistues, ndërtimin e kanalizimit atmosferik, rregullimin e trotuareve dhe anësoreve, asfaltimin e rrugës, vendosjen e ndriçimit publik, sinjalistikën horizontale dhe vertikale, si dhe realizimin e kyçjeve të reja të ujësjellësit për banorët e kësaj zone.

📍 Gjatësia e rrugës: 680 metra

📍 Sipërfaqja e asfaltuar: 3.750 m²

Me realizimin e këtij projekti përmirësohen kushtet e qarkullimit, rritet siguria në komunikacion dhe sigurohen shërbime më cilësore infrastrukturore për qytetarët.

E gëzofshin banorët!”, ka shkruar Kasami në facebook.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër