Ferati: Duhet ta dëgjojmë zërin e të rinjve dhe t’i përfshijmë në vendimmarrje

Nga Xh M
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 21 shtator Zhurnal.mk – Ministri Agon Ferati ka qenë i ftuar në emisionin “Rishtazi” ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me të rinjtë, duke nënvizuar se ata duhet të kenë më shumë hapësirë për t’u përfshirë në projektet dhe aktivitetet e ministrisë.

Sipas tij, në vend ka shumë të rinj të talentuar dhe me potencial, por shpeshherë nuk u jepet mundësia e duhur për ta dëshmuar veten dhe për të kontribuar në shoqëri.

Ferati tha se zëri i të rinjve duhet të dëgjohet dhe ata duhet të bëhen pjesë aktive e proceseve politike dhe vendimmarrëse. Ai vlerësoi se krijimi i më shumë mundësive për rininë është i rëndësishëm edhe për të parandaluar largimin e tyre jashtë vendit, duke u ofruar perspektivë dhe hapësirë për zhvillim profesional e personal brenda vendit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër