Feti Abazi: Nënshkruhet projekti i ndërtimit të hapësirave të reja, në shkollën fillore të Pirokut

Nga B.M
560 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tetovë, 13 shkurt – Feti Abazi, kryetar i komunës së Bogovinës, ka njoftuar ditën e sotme, se ka nënshkruar marrëveshjen, së bashku me ministrinë e Arsimit dhe përfaqësuesit e Shkollë Fillore “Sami Frashëri”, në fshatin Pirok.

Mjetet financiare, të këtij projekti, janë siguruar nga Banka Botërore dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka theksuar Abazi.

Postimi i plotë, në Facebook:

Në ambientet e Komunës sot nënshkruam marrëveshjen trepalëshe ndërmjet Komunës së Bogovinës, Shkollës Fillore “Sami Frashëri” Pirok dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për realizimin e një projekti të rëndësishëm investiv për zgjerimin e kapaciteteve hapësinore të shkollës.
Ky projekt ka për qëllim krijimin e hapësirave të reja mësimore, duke mundësuar zhvillimin e procesit arsimor tërëditorë, në kushte më cilësore dhe më funksionale për nxënësit dhe stafin arsimor.

Investimi pritet të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e standardeve të mësimdhënies dhe në ngritjen e cilësisë së arsimit në këtë institucion.
Mjetet financiare për realizimin e këtij projekti sigurohen nga Banka Botërore dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, duke dëshmuar përkushtimin institucional për zhvillimin e infrastrukturës arsimore dhe për krijimin e kushteve më të mira për brezat e rinj.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër