Filipçe drejtuar Levicës: Hiqni dorë nga “nëna Rusi dhe babai Mickoski” dhe mund të bashkohemi

Nga D V
586 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 24 gusht, Zhurnal.mk – Kryetari i LSDM, Venko Filipçe, sot porositi se bashkimi i opozitës mund të bëhet vetëm rreth politikave të qarta pro‑evropiane dhe Frontit për të vërtetën dhe drejtësinë, ndërsa Levica së pari duhet të heqë dorë nga politikat e saj proruse dhe nga Hristijan Mickoski.

„Shohim se edhe partia proxy e Hristijan Mickoski, kjo është Levica, pajtohet për zgjedhje dhe thërret për njëfarë bashkimi të opozitës. Bashkimi mund të bëhet vetëm me dhe pas Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë“, tha Filipçe.

Ai theksoi se LSDM tashmë e ka shpallur Frontin për të vërtetën dhe drejtësinë, postulat kryesor i të cilit është e ardhmja evropiane e Maqedonisë.

„Levica është parti proruse, e cila kishte një transparent të qartë se NATO janë vrasës në Kuvend dhe nëse i ndryshojnë politikat e tyre dhe heqin dorë nga mentorët dhe financuesit e tyre, nëna Rusi dhe babai Hristijan Mickoski, edhe ata janë të mirëseardhur në Frontin për të vërtetën dhe drejtësinë“, theksoi Filipçe.

Kryetari i LSDM porositi se për bashkim politik është e nevojshme përcaktim i qartë i Levicës për NATO, për Bashkimin Evropian dhe për të ardhmen e shtetit.

„Le të heqin dorë, le të thonë se NATO është e mirë për vendin dhe se janë për Bashkimin Evropian. Sepse Evropa dhe politikat pro‑evropiane, rruga përpara drejt Evropës, është ajo që është postulati kryesor i Frontit tonë për të vërtetën dhe drejtësinë“, tha Filipçe.

Ai shtoi se LSDM tashmë po bisedon me parti politike, organizata qytetare, individë dhe intelektualë për zgjerimin e Frontit për të vërtetën dhe drejtësinë.

„I ftojmë këtu dhe kemi shumë biseda me parti të tjera, njerëz, individë, organizata qytetare, intelektualë të shquar të cilët është e qartë se e kuptojnë çfarë po ndodh, se kjo pushtet nuk bën asgjë, se nuk ka politika të mira për qytetarët“, tha Filipçe.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër