Fillon kongresi punimet i VLEN-it: Të pranishëm kryeministrat Kurti dhe Mickovski

Nga Xh M
1,299 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 9 maj Zhurnal.mk – Ka nisur punimet Kongresi i parë i koalicionit politik VLEN, ku të pranishëm janë figura të larta politike nga rajoni, përfshirë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Kongresi po zhvillohet në praninë e funksionarëve partiakë, deputetëve, ministrave dhe përfaqësuesve të shumtë politikë, ndërsa pritet të diskutohen drejtimet politike dhe organizative të VLEN-it në periudhën e ardhshme.

Pjesëmarrja e Kurtit dhe Mickoskit në këtë ngjarje shihet si një moment i rëndësishëm politik, duke marrë parasysh rolin e VLEN-it në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Në kongres pritet të mbahen edhe fjalime nga liderët dhe përfaqësuesit e koalicionit, si dhe të prezantohen prioritetet politike dhe programore të subjektit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër