Fino: Korridori VIII, ndërlidhje strategjike për infrastrukturën, ekonominë dhe sigurinë

Nga Xh M
917 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 20 shkurt – Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Megi Fino, mori pjesë në Forumin Ekonomik ku këtë javë pati privilegjin të moderojë Panelin III, me temë “Rëndësia Gjeopolitike e Korridorit VIII”.

Në fjalën e saj, Fino theksoi se Korridori VIII duhet parë përtej dimensionit të thjeshtë infrastrukturor, si një arterie e mirëfilltë gjeostrategjike që lidh Adriatikun me Detin e Zi. Sipas saj, kjo hapësirë përfaqëson një nyje ku ndërthuren interesat ekonomike, arkitektura e sigurisë dhe dinamika gjeopolitike e rajonit.

Ajo nënvizoi se përmes harmonizimit të standardeve, përshpejtimit të koordinimit ndërkufitar dhe forcimit të ndërveprimit mes Aleatëve, projekti konsolidon rolin e Europës Juglindore në arkitekturën euro-atlantike të sigurisë. Në këtë kuadër, Shqipëria pozicionohet si një portë strategjike në Adriatik, duke rritur peshën e saj në zhvillimet rajonale dhe më gjerë.

“Korridori VIII nuk është thjesht një linjë transporti, por një platformë për qëndrueshmëri, mobilitet dhe integrim rajonal”, u shpreh Fino, duke theksuar rëndësinë e investimeve të qëndrueshme dhe bashkëpunimit të thelluar mes vendeve të rajonit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër