Gjini reagon pas vendimit të sotëm të LDK-së

Nga Xh M
1,083 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 13 gusht Zhurnal.mk – Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas qëndrimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për të mos marrë pjesë në qeverisje me Vetëvendosje.

Gjini ka përshëndetur qëndrimin e LDK-së, ndërsa ka përsëritur edhe qëndrimet e Aleancës.

“Aleanca ka kohë që ka nënvizuar me ngulm lojën e pandershme të Kurtit dhe partisë së tij. Prandaj, qëndrimi i sotëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës për të mos marrur pjesë në qeverisje me Kurtin është i drejtë dhe parimor dhe si të tillë e përshëndes. Ai synon të ketë kontroll të plotë mbi të gjitha institucionet dhe mbi gjithë shtetin të cilin po e degradon çdo ditë”, ka shkruar Gjini në Facebook.

Gjini ka përsëritur edhe gjashtë pikat e Aleancës për çdo qeveri të ardhshme.

“Aleanca mbetet e qartë. Kosova nuk guxon të kontrollohet nga një njeri, si dhe cilado qeveri e ardhshme duhet të pranojë: 1. Gazin amerikan 2. Të ndërtojë kapacitete energjetike 3. Ta përfundojë infrastrukturën kryesore 4. Ta ngrisë pragun e TVSH për bizneset e vogla 5. T’i lirojë bujqit nga tatimi në pronë 6. Të investojë në kryeqytet”, ka theksuar Ardian Gjini.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër