Ali Ahmeti: Larg duart nga Marrëveshja e Ohrit, kushdo që tenton ta rrënojë gjuhën shqipe

Nga Xh M
727 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 13 gusht Zhurnal.mk – Në kuadër të shënimit të 25-vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, Bashkimi Demokratik për Integrim organizoi një panel diskutimi, ku morën pjesë gjashtë panelistë. Aktiviteti nisi me shfaqjen e një dokumentari, i cili përmes kronologjisë paraqiti ngjarjet që i paraprinë konfliktit të vitit 2001, zhvillimet gjatë konfliktit, nënshkrimin e Marrëveshjes së Ohrit më 13 gusht 2001, si dhe zhvillimet në 25 vitet e fundit.

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili ishte njëri ndër protagonistët kryesorë të konfliktit të vitit 2001, tha se Marrëveshja e Ohrit ka qenë një nga faktorët kryesorë që Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në NATO, ndërsa ajo duhet të shërbejë edhe si bazë për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Ai tha se, aq sa e duan liderët maqedonas Maqedoninë e Veriut, aq e do edhe ai, duke theksuar se interes i përbashkët duhet të jetë përparimi dhe integrimi i vendit në Bashkimin Evropian.

“Un e dua Maqedoninë z.Buçkovski sa e doni ju, ky është vendi im, këtu i kam gjysh e stërgjyshë, katragjyshë e varet, sa e do Branko Cërvenkovski, sa e do Hristijan Mickoski, prandaj larg duartë nga Marrëveshja e Ohrit ç’do kush që tenton të rrënojë gjuhën shqipe, të rrënojë përfaqësimin e drejtë dhe adekuatë. Të arriturat me marrëveshjen e Ohrit, të garantuara me marrëveshjen e Ohrit, M.O e garantuar nga SHBA, BE dhe NATO, kështu që kemi punuar bashkë 20 vjet, nuk them un që është vetëm rezultat i shqiptarëve, nuk them un që vetëm shqiptarët kanë fituar me M.O, ka fituar edhe kombi maqedonas”.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër