Shkup, 8 prill Zhurnal.mk – Një numër gjithnjë e më i madh pacientësh, veçanërisht nga popullata e re, po përballen me ankth dhe stres, gjë që reflektohet drejtpërdrejt në rritjen e përdorimit të medikamenteve. Dr. Dragan Gjorgjievski paralajmëron se kjo po bëhet një sfidë serioze shoqërore dhe shëndetësore.
“Ajo që vërejmë është rritja drastike e ankthit tek pacientët, sidomos tek të rinjtë. Prandaj kemi edhe rritje të përdorimit të antidepresivëve dhe diazepamëve”, thotë Gjorgjievski.
Ai thekson se shkaqet janë të shumëfishta – nga mënyra stresuese e jetesës, te rrjetet sociale, deri te presionet ekonomike dhe pagat e ulëta.
“Pacientët vijnë të tensionuar dhe të shqetësuar – nga puna, nga procedurat administrative, nga problemet e përditshme. Shumë mjekë amë thonë se ata janë porta për ruajtjen e një jete të qetë sociale në shtet, pasi përballen me një numër gjithnjë e më të madh rastesh të tilla”, shton Gjorgjievski.
Sipas tij, ky trend tregon qartë se shëndeti mendor po bëhet një nga problemet më të mprehta në shoqëri.
