Gjorgjievski: Shumë shpejt do të funksionojë përsëri fontana në sheshin Maqedonia

Nga D. V.
704 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 7 gusht, Zhurnal.mk – Fontana e shtrirë në sheshin qendror të Shkupit po rikthehet në funksion, për të cilën prej disa ditësh po kryhen punime për sanimin e defektit. Ky është një nga vendet më të njohura në zemër të qytetit, fontana që për vite me radhë tërhiqte vëmendjen e shkupjanëve, mysafirëve dhe turistëve, e cila për shkak të neglizhencës shumëvjeçare ishte lënë të shkatërrohej, së shpejti do të shkëlqejë sërish në plotësinë e saj, thotë kryetari i Shkupit, Orce Gjorgjievski.

“Po bëjmë një zgjidhje tërësore dhe të qëndrueshme. Bëhet fjalë për një sistem kompleks me pajisje të specializuar të prodhuar në Gjermani dhe me automatizim që kërkon harmonizim të saktë dhe rikthim të plotë të funksionalitetit. Paralelisht me servisimin e pajisjeve, po kryhet edhe përmirësim thelbësor konstruktiv i fontanës”, ka shkruar ndër të tjera Gjorgjievski.

Përveç fontanës së shtrirë, po punohet edhe te Porta Maqedonia, ku po zëvendësohen pllakat e dëmtuara, në mënyrë që zona qendrore e qytetit më në fund të marrë pamjen e rregulluar, të pastër dhe dinjitoze që e meriton, ka shtuar Gjorgjievski.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër